I dashur dhe i hapur me të gjithë. PBuzëqeshja është një brend i cili karekterizon pritjen dhe përcjelljen e Hetemit, takimin, muhabetin me të...
Fati jetësor deshi që ai të pësoj një aksident automobilstik si pasojë e të cilit tash e 38 vjet mbeti në karrocë.
Megjithatë, Hetemi asnjëherë nuk u bë barrë e askujt.
Përkundrazi, në momentet më kritike ai vendosi të merret me këtë zanatë. Kështu, që nga pësimi i aksidentit ai nuk e ndali veprimtarinë asnjëherë dhe se me punën dhe djersën e përditshme i siguroi të ardhura vetes dhe familjes.
Duke u gjendur në situata të vështira gjatë jetës, z.Qazimi është shembull se si njeriu duhet të përballojë dhe luftojë çdo sfidë.
"Çka të vie prej Zotit është e mirëseardhur", e ka zakon të thotë Hetemi me buzëeshjen e tij ikonike.
Meqë kishte kaluar shumë situata delikate gjatë jetës, për Hetem Qazimin situata me pandeminë Covid-19 nuk ishte edhe aq e vështirë për të përballuar.
"Edhe unë njejtë si i gjithë populli. Më së rëndi e kisha gjatë kohës kur praktikohej ora policore. Nuk isha mësuar të qëndroj mbyllur në shtëpi me orë apo me ditë të tëra. Ishte pak vështirë edhe kur nuk lejohej puna nëpër lokale, andaj edhe duqani im për një kohë qëndroi i mbyllur", tregon Hetemi duke përshkruar periudhën e gati para një viti.
Përveç rutinës së përditshme në dyqanin e tij, në "kohën e mbylljes", Hetemit i mungonte edhe itinerari i zakonshëm ditor.
"Çdo ditë me shokë dhe miq dilnim për kafe këtu në qendër të Bujanocit, por kur erdhi mbyllja ky zakon u ndërpre. Ishte vështirë sepse menduam se do të na shuhet një adet që e kishim kultivuar prej vitesh (hahaha)", rrëfen me buzëqeshje Qazimi.
Ai është i lumtur se në kulmin e pandemisë i kishte shërbyer mirë shëndeti dhe se nuk kishte nevpjë për ndonjë tretman të veçant mjekësor. Megjithatë, ai ndjenë tepër keqëradhje për shuarjen e shumë jetëve në territorin e komunës së Bujanocit si pasojë e virusit Korona.
"Më vinte shumë keq kur dëgjoja se vdiq filani, vdiq ai apo ky. Për një kohë shumë të shkurtër ky virus mori shumë jetë", shprehet Qazimi.
Ai mendon se vaksinimi është mbrojtja më e mirë në luftë me këtë armik të fsheftë, ndërsa imunizimin do ta kryej ditëve në vijim.
"Kisha terminin por për shkak të motit të nxehtë, në konsultim me mjekun, vaskinimin e lamë për një ditë tjetër", thekson ai.
Sa i përket ndihmave nga ana e shtetit, ai thotë se sikur të tjerët ka qenë përfitues i tyre por jo edhe i privilegjuar.
Edhepse hynë në kategorinë e personave me nevoja të veçanta ai thotë se nuk ka nevojë për ndihma materiale.
"Jam falenderues ndaj Zotit sepse nuk kam mungesa nga ana materiale, por kjo nuk do të thotë se të tjerët i kanë të gjitha. Do të ishte mirë që shteti, komuna dhe shoqëria në përgjithësi t’i ndihmojë kësaj kategorie", përmbyll bisedën për KTJS-në Qazimi.
Se sfidat e jetës janë valë-valë dhe se njeriu është i krijuar për përballjen me to, dëshmon fuqia dhe vullneti i z. Qazimi.
Ai asnjëherë nuk është dorëzuar dhe kurrësesi nuk ka dashur të dallojë nga të tjerët.
Hetem Qazimi është baba i tre fëmijëve dhe që të gjithë i ka të martuar.
Përveç punës, shokëve dhe i miqve që i ka të shumtë, çaste të lumtura të moshës ai kalon edhe nipat dhe mbesat e tij.
Derisa zhvillonim këtë bashkëbisedim, pothuaj se nuk mbetej njeri që nuk afrohej për t’ia zgjatur dorën Hetemit në shenjë rrespekti...
Ky tekst është realizuar në kuadër të projektit "Grupet e margjinalizuara në Bujanoc përball 'armikut të padukshëm'", mbështetur nga komuna e Bujanocit.